Ditëlindja e 95-ë e Mbretëreshës Elizabeth, mediat britanike publikojnë momentet më të veçanta të jetës së saj

Mos i humb

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizaeth II feston ditën e sotme 95-vjetorin e lindjes.

Ndryshe nga vitet e kaluara, për shkak se ditëlindja vjen pak ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Princit Philip, nuk do të zhvillohen parade ushtarake.

Madje, as vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, nuk u zhvillua parade ushtarake, traditë kjo për anëtaret e familjes mbretërore.

Kuptohet që mbretëresha britanike nuk ka në plan të shënojë publikisht ditëlindjen e saj të mërkurën pasi ajo është e para në 73 vitet e fundit pa burrin e saj, Princin Philip, thanë burime pranë familjes mbretërore.

Mbretëresha do të festojë ditëlindjen e saj në një rreth të ngushtë të anëtarëve të familjes mbretërore duke pasur parasysh që periudha dy-javore e zisë për Philipin zgjat deri në 23 Prill.

Po njoftuar se nuk do të ketë asnjë portret tradicional të anëtarëve të familjes mbretërore. Sakaq, “The Sun”, ka publikuar disa foto të mbretëreshës, e cila shfaqet në momente të ndryshme të jetës së saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit