Studiuesit në SHBA i vendosin ujkut një kamera, befasohen nga ajo se çfarë shohin më pas

Mos i humb

Disa studiues në SHBA, i kanë vendosur kamera një ujku, për të kuptuar më mirë sjelljen e tyre.

Eksperimenti u bë me një nga ujqërit që ndodhet në Parkun Kombëtar Voyageurs në Minesota. Kamera regjistroi gjithçka, e në total studiuesit grumbulluan 7 minuta video, që tregoi shumë për sjelljen e ujqërve.

Zbulimi më i madh ishte që edhe një ujk i vetëm, ishte tepër i aftë për të zënë e u ushqyer me peshq.

Vetëm në ato shtatë minuta, ujku që ishte pjesë e studimit hëngri tre peshq që zuri në lumin Ash, kështu që studiuesit arritën në përfundimin se ai vrau më shumë prej tyre sesa ishte dokumentuar.

Deri më tani, vetëm një tufë ujqërish është regjistruar duke “peshkuar” peshq në të njëjtin vend, por tani është e qartë se si ujqërit e tjerë, edhe kur janë vetëm, e bëjnë këtë.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit