Do izolohet PD pas 22 majit nëse asnjë ambasador nuk i’u takon? Ja si përgjigjet Berisha

Mos i humb

Kandidat për kryetar të PD-së në zgjedhjet e 22 majit, Berisha nuk mendon se kjo forcë politike do të izolohet nga Bashkimi Europian.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse asnjë ambassador i BE-së nuk do ta takojë kur ai të zgjidhet kryetar, Berisha u shpreh se “Në dijeninë time, pavrësisht nga demarshet, BE ka atë qëndrim që ka shpallur ambasadori i BE që ne do respektojmë votën”.

Lidhur me caktimin e dy deputetëve Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi për tu konsultuar me aleatët për zgjedhjen e Presidentit, Berisha tha se “qëllimi i PD-së është që të diskutojë, shkëmbejë mendime, me aleatët e saj për qëndrimin që duhet të dakordësojë ndaj procesit të zgjedhjes së Presidentit.

PD, mendoj unë, është e detyruar që qëndrimet e saj të mëdha, ti diskutojë dhe me partitë e tjera”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit