“Do të vdesim”! Të rinjtë bllokohen në ashensorin e mbushur me ujë

Mos i humb

Një pjesë e SHBA-ve, është prekur nga përmbytjet ditët e fundit. Një ndër zonat më problematike është Nebraska.

Atje, dy të rinj, miq me njëri-tjetrin, mbetën të bllokuar në një ashensor, me ujin sa vinte dhe shtohej dhe kanë shpërndarë video duke bërë thirrje se ishin duke vdekur.

Niveli i ujit, mbërriti deri në qafën e të rinjve dhe në këtë moment ata u trembën së tepërmi. Të rinjtë i kanë fiksuar këto momente ankthi e tmerri dhe i kanë publikuar në rrjete sociale. Në pamje, shihen se si ata po përballojnë situatën. Ata shihen të bllokuar brenda një ashensori të vogël të mbushur me ujë.

Pas tmerrit që përjetuan, tashmë kanë arritur të shpëtojnë dhe ndodhen në gjendje të mirë. Në një prononcim të dhënë për mediat, ata kanë rrëfyer, se po ngjiteshin në një ndërtesë të lartë për të parë shkallën e plotë të përmbytjeve, ku mbetën të bllokuar dhe rrezikuan të mbyteshin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit