Dogana e Kosovës e pranishme në takimin e OBD-së

Mos i humb

Një delegacion i Doganës së Kosovës, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha, mori pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave, i cili u mbajt në Bruksel.

Siç njofton Dogana e Kosovës, në këtë takim përveç çështjeve tjera të diskutimeve të interesit doganor të komunitetit botëror të doganave, u zgjodh nënsekretari i përgjithshëm i OBD-së, ku Kosova ishte pjesëmarrëse në këto zgjedhje, siç ishin edhe anëtarët tjerë të Organizatës Botërore të Doganave.

Përveç drejtori të përgjithshëm, në takimin e OBD ishte prezent edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj.

Kosova është anëtarja e 181-të e OBD-së dhe është anëtarësuar në janar të vitit 2017. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit