Zyrtarët e doganës së SHBA-ve sekuestruan sasi të mëdha të armëve dhe municionit në një avion privat i cili me siguri ishte duke fluturuar për në Venezuelë.
Në njoftimin e doganës amerikane thuhet se bastisja e avionit është kryer në aeroportin Fort Lauderdale-Hollywood në Florida, ndërsa bëhet fjalë për një avion privat të cilin e mori me qira një aviokompani nga Venezuela.
Gjatë bastisjes në avionin është gjetur dhe konfiskuar një snajper Barret, pushkë, silensiatorë dhe dhjetëra mijëra plumba.
Në avion u gjetën edhe 20 mijë dollarë në para dhe çeqe të nënshkruara që nuk ishin deklaruar në doganë.
Dy pilotët venezuelianë, Luis Alberto Patino dhe Gregory Mendez janë arrestuar.
Ndonëse avioni zyrtarisht lajmëroi fluturimin drejt Karaibeve, gjegjësisht në Saint Vincent dhe Grenadine, autoritetet amerikane dyshuan se qëllimi ka qenë që armët të transportohen në Venezuelë.


