Dogjën 4 flamuj kombëtar të Serbisë te Kryeministria, 2 të arrestuar dhe 6 të proceduar

Mos i humb

TIRANE– Policia e Tiranes ka vënë në pranga 2 persona ndërsa janë proceduar 6 të tjerë, pasi akuzohen se dogjën 4 flamuj të Serbisë gjatë protestës kombëtare të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Poliicia bën me dije se në pranga janë vënë Astrit Cara, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Balani, 56 vjeç, banues në Krujë. Ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë 6 protestues të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dogjën 4 flamuj kombëtar të Serbisë, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë. Strukturat e Policisë së Shtetit, pas provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe shoqërimin e 8 personave që u përfshinë në veprimtari të kundërligjshme gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. C., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe B. B., 56 vjeç, banues në Krujë.Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.

Këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.

Ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga qindra mbështetës protestoi ditën e djeshme kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic në Tiranë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit