Dorëheqja e Thaçit, Meta: Vlerësoj aktin, besoj tek pafajësia e tij dhe e bashkëluftëtarëve të UÇK

Mos i humb

Pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga detyra e presidentit pas komunikimit të aktakuzës nga Gjykata e Hagës, vjen një reagim nga homologu shqiptar, Ilir Meta.

Përmes një mesazhi në Facebook, Meta theksoi se vlerëson aktin e Thaçit për dorëheqjen. Mes të tjerash kreu i shtetit shqiptar tha se beson në pafajësinë e tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.

REGIMI I METËS
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.

Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.

Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar. 🇦🇱❤️🇽🇰

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit