Dorëhiqet kryetari i Rithemelimit në Korçë

Mos i humb

Dorëhiqet kryetari i degës lokale të Rithemelimit në Korçë, Devis Osmani.

Osmani u zgjodh kryetar i Rithemelimit në prill të vitit 2022.

Përmes një njoftimi drejtuar strukturës, ai ka sqaruar se dorëheqja lidhet me arsye personale.

“Të dashur miq! Dëshiroj t’iu informoj se nga sot, kam vendosur të largohem nga detyra e kryetarit të degës.

Kjo, thjesht dhe vetëm për arsye personale, duke gjetur gjithashtu edhe mirëkuptimin e plotë të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, të cilin, gjej rastin ta falenderoj.

Gjithashtu, dëshiroj t’iu falenderoj dhe ju të gjithëve për bashkëpunimin tuaj.

Jam i sigurt se me punën e të gjithëve, dega jonë dhe e gjithë Partia Demokratike do të triumfojë.

Ashtu si të gjithë ju, edhe unë do të jap maksimumin tim në rrugën drejt fitores”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit