Dorëzohet kontigjenti i shtatë në Prokurorinë Speciale!

Mos i humb

Grupi i shoqërisë civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, për herë të shtatë kanë dorëzuar kallëzime penale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Udhëheqësja e grupit të shoqërisë civile për grumbullimin e dëshmive për krimet e luftës, Shkendie Hoda, tha se sot Prokurorisë Speciale u është dorëzuar kontigjenti i shtatë dhe se prokuroria dhe policia e krimeve të luftës janë në përkrahjen tonë.

“Sot e kemi dorzu kontigjentin e 7 në Gjykatën Speciale, në departamentin e krimeve të luftës. Janë dikun 61 dosje me 100 dëshmi. Ne po vazhdojm të marrim dëshmi me qytetarët e komunës së Gjakovës, gjë që po shohim që kemi përkrahje edhe në Prokurori  dhe polici të krimeve të luftës”, tha Hoda, duke shtuar më tutje se edhe vitin tjetër do të vazhdohet me grumbullimin e dëshmive.

“Në Komunën e Gjakovës kanë fillu që policia e krimeve të luftës me i mar në pytje dëshmitarët dhe kjo është një sukses dhe shihet që interesi nuk është jo vetëm i qytetarit por edhe për vetë shtetin. Ne do të vazhdojm edhe vitin tjetër derisa ta përfundojm dosjen e fundit  për atë makabër që ka ndodh në komunën e Gjakovës, unë apeloj që edhe komunat e tjera që kanë pas të njëjtin rastë si të Gjakovës le ta bëjnë të njëjtën gjë për ta treguar të vërtetën me atë çka ka ndodhur në Kosovë”, u shpreh Hoda./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit