Drejt Dardhës turistike, rruga e dëmtuar. Problem dhe urat

Mos i humb

 

 

Pasuria e traditës me vlera intelektuale dhe kulturore dhe peisazhi i veçantë e bën Dardhën një nga pikat turistike më të bukura të Shqipërisë.

Por përballë këtyre elementeve rruga që të çon atje është amortizuar në disa segmente dhe vendin e asfaltit e kanë zënë gropat dhe pluhuri.

Fshati turistik i Dardhës ndodhet rreth 20 km nga Korça rrezaton edhe një kulturë intelektuale me traditë të pasur në vlera.

Dimri i ashpër ka dëmtuar disa kilometra rrugë. Njëkohësisht vit pas viti ajo është amortizuar çka e bën edhe më të vështirë udhëtimin. Një kontrast i fortë ky mes rrugës që të çon atje dhe rrugicave me kalldrëm brenda fshatit të cilat janë të strukturuara dhe në gjendje shumë të mirë duke ofruar një element karakteristik për vizitorët.

Pas rrugës së amortizuar fshihet një margaritar i vërtetë. Fshati konsiderohet si një margaritar i vërtetë për atë çka natyra i fali por edhe atë çka banorët kanë arritur të ruajnë pasi ndryshe nga sa ndodh rëndom këtu dora njerëzore nuk ka arritur të tjetërsojë asgjë.

Nga ana tjetër për rrugën është duke u hartuar një projekt nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit por dita kur do të bëhet realitet është ende e largët.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit