Drejtonte nga Tirana trafikun e Kokainës në Gjermani dhe Zvicër, lihet në burg Ndriçim Harka

Mos i humb

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Ndriçim Harkën, zjarrfikësin e Bashkisë Tiranë që u vu në pranga si drejtuesi i trafikut të kokainës në Zvicër.

Harka u vu në pranga tre ditë më parë kur u shkatërrua një grup kriminal që drejtohej nga vetë ai.

Harka ishte edhe punonjës i zjarrfikëses së Bashkisë Tiranë, e që prej vitit 2015 drejtonte transportimin e kokainës me makina nga Gjermania në drejtim të Zvicrës.

Në kërkim është shpallur dhe kunati i tij Etmond Merja, i cili akuzohet se ishte organizator i trafikut të kokainës së bashku me Hakën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit