Studimi i ri: Simptomat e Covid vijojnë edhe 12 javë pas infektimit

Mos i humb

Simptomat e Covid-19 mund të vazhdojnë edhe 12 javë pas infektimit.

Ky është rezultati i një studimi të kryer në Britaninë e Madhe që doli në përfundimin se më shumë se 2 milionë qytetarë në këtë vend kanë pasoja afatgjata të Covid-19.

Lidhur me këtë shqetësim studiuesit thonë se kërkimi i shkaqeve është një sfidë shumë e madhe.

Nga ana tjetër qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 50 milionë Paund për kërkime lidhur me këtë problem.

Studimi është zhvilluar në muajt Shtator 2020 deri në Shkurt 2021 dhe u zbulua se qytetarët që u bënë pjesë e kërkimeve kanë shfaqur 29 simptoma të ndryshme.

Sipas studimeve edhe pse mund të ketë kaluar një kohë e gjatë e infektimit nga virusi vdekjeprurës njerëzit mund të kenë sërish simptoma si dhimbje e kokës, dhimbje e muskujve, lodhje, dhimbje e gjoksit, kollë etj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit