Dumani dhe Alfred Balla: Kërkoj ritëm dhe transparencë

Mos i humb

Pasi Altin Dumani raportoi punën e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion gjatë kësaj periudhe, kreu i KLP-së Alfred Balla theksoi disa kërkesa drejtuar kësaj strukture.

“Kërkoj ritëm dhe transparencë në ndarjen e çështjeve”, tha kreu i KLP-së, ndërsa shprehu mbështetjen për SPAK-un.

Duke iu referuar kritikave dhe akuzave të opinionit publikut për punën e SPAK, Balla tha se nuk cenojnë integritetin e prokurorëve, por tregojnë se rëndësinë dhe vëmendjen që të gjithë kanë për këtë institucion.

“Mund të kenë në shoqëri teprime në sjellje dhe opinione në lidhje ndaj veprimeve të prokurorëve. Ne si këshill kemi qenë pak strikt, kemi menduar që prokurori nuk duhet të ketë frikë. Këto reagime të medias, politikanëve apo qytetarëve, nuk cenojnë integritetin tuaj, tregojnë vëmendje”.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani raportoi këtë të enjte në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e SPAK gjatë kësaj periudhe.

Gjatë raportit është diskutuar për strukturën dhe plotësimin e stafit të SPAK dhe të BKH.

Kreu i SPAK tha se gjatë vitit që u la pas është parë që rastet e pastrimit të parave, kanë qenë në rritje, ndërsa po ashtu gjatë vitit 2022 janë regjistruar 12 çështje të reja, të kallëzuara nga juridiksione të huaja. Ai tha se janë rritur me 30% çështjet lidhur me korrupsionin.

I pyetur për vonesat në hetimin e dosjeve dhe nëse kalojnë afatet e arrestit me burg, Dumani tha se “nuk ka pasur ndonjë rast kur afati i arrestit me burg për ndonjë person nën hetim ka përfunduar pa ua hetuar dosja e tij.

“Janë respektuar afatet proceduriale në respekt të afatit arrest me burg. Nuk ka pasur ndonjë rast që ka mbaruar periudha e arrestit me burg për shkak të hetimit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit