Durrës, makina përplas 9-vjeçarin, shoqërohet në polici drejtuesi

Mos i humb

Aksidentohet një djalë i mitur në Durrës. Policia bën me dije se i mituri është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore, por nuk ka detaje për gjendjen e tij.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2020, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”, shtetasi F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit