Dy Koretë pajtohen për denuklearizimin e gadishullit

Mos i humb

 

 

Dy Koretë u pajtuan për denuklearizimin e Gadishullit, duke mos bërë të ditur masat specifike se si do të arrihet kjo.

Në një deklaratë të përbashkët pas samitit të sotëm të liderëve të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe Koresë së Jugut, Moon Jae-in, theksohet se dy Koretë konfirmuan objektivin e tyre, i cili është që “Gadishulli Korean të jetë i lirë nga armët bërthamore nëpërmjet dunuklearizimit të plotë”.

Deklarata nuk tregon se çfarë hapa konkretë do të ndërmarrë Koreja e Veriut në drejtim të denuklearizimit.

Gjithashtu, dy udhëheqësit ranë dakord që muajin e ardhshëm të mbahet një takim mes delegacioneve ushtarake të nivelit të lartë për të ulur armiqësitë.

Në deklaratë nënvizohet se dy Koretë do të angazhohen për të negociuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe potencialisht me Kinën për t’i dhënë fund edhe zyrtarisht Luftës së Koresë të zhvilluar nga viti 1950 deri në 1953, e cila u ndërpre me një armëpushim, por jo edhe më marrëveshje paqësore.

Më tej shtohet se Presidenti i Koresë së Jugut në vjeshtë do të vizitojë Korenë e Veriut, me premtimet se nuk do të ketë luftë.

Moon dhe Kim sot në zonën e përbashkët ndërkufitare të sigurisë Panmunyom është rënë dakord për të mbajtur ribashkimin e familjeve të ndara nga Lufta e Koresë dhe të krijojë një zyrë ndërlidhëse në qytetin kufitar të Koresë së Veriut.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim u takuan sot në Samitin e tretë të dy Koreve dhe të parën që nga viti 2007.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit