Dy senatorët amerikanë: SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria

Mos i humb

Senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters kanë zhvilluar një ditë më parë një vizitë zyrtare në Tiranë, në kuadër të një turi rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Senatorët u takuan me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi.

Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Rama, senatori Chris Murphy e ka cilësuar Shqipërinë si një nga miket më të mira të SHBA.

“Shkëlqyeshëm të kaloj kohë me mikun tim Kryeministër Edi Rama në Tiranë. SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria. E mrekullueshme të kthehesh”, shkruan Murphy në një postim në twitter.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se senatorët u takuan edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias.

“Ishte kënaqësi të mirëprisnim sërish në Tiranë sot senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters. Gjatë vizitës së tyre, senatorët u takuan me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe deputetë. Ata u takuan gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, si dhe me të evakuuar afganë në Shqipëri. Delegacioni pati mundësinë të vizitojë edhe kalanë historike të Prezës”, shkruan Ambasada Amerikane në facebook.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit