Dy zviceranë humbin jetën nga shembja e dheut

Mos i humb

Shembja e dheut nga një kodër skaj rrugës në lokalitetin Val Vigezzo në Itali, afër Domodosola-s, në afësi të kufirit me Zvicrën, ka marrë dje jetën e dy qytetarëve zviceranë.

Siç ka shkruar agjencia italiane e lajmeve ANSA, viktimat janë burrë e grua nga Zvicra, makina e të cilëve është goditur nga masa e shkëmbinjve që kanë rënë nga shembja e kodrës. Ndërkohë, autoritetet janë në kërkim edhe të viktimave tjera eventuale nga kjo shembje.

Ekipet shpëtimtare me qenë policorë kanë kërkuar nëse ka makina të tjera të mbuluara nga dheu. Po ashtu shembja ka goditur edhe linjën hekurudhore në mes të Locarnos (Zvicër) dhe Domodosola-s, Itali. Për shkak të dëmeve që ka pësuar, kjo linjë mbetet e bllokuar për një kohë të pacaktuar.

Mediet italiane dhe zvicerane shkruajnë për mllefuin e qytetarëve të regjionit, të cilët kërkojnë prej vitesh që shteti të ndërhyjë për të forcuar masat e sigurisë në këtë rrugë. Ajo tashmë disa herë është goditur nga shembja e dheut dhe kjo ka rezultuar me viktima në njerëz./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit