Arrestohet një 22-vjeçar i dyshuar si autor i zjarrvënies së pemës para Kryeministrisë.
I riu Odise Xhelali është arrestuar nga forcat e policisë të Komisariatit numër 1, i cili dyshohet se në protestën e 9 dhjetorit dogji pemën para Kryeministrisë.







“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia.


