Shpërblim 50 mijë lekë të vjetra për pensionistët/ Valteri: A keni turp? Po i varfëroni shqiptarët çdo ditë e më shumë

Mos i humb

Deputeti i opozitës Halit Valteri, në fjalën e mbajtur në parlament, foli edhe për shpërblimin prej 50 mijë lekë të vjetra, që qeveria ka ndarë për pensionistët.

Valteri u shpreh se kjo është një tallje që bëhet me pensionistët, duke shtuar se shqiptarët po varfërohen përditë e më shumë, ndërsa qeveria jep koncesione.

“Të rinjtë nuk kanë më shpresë, shqiptarët janë varfëruar në 20 vjet. Pensionistët e zonave rurale marrin shumë pak para.

Një person me pension nuk mbyll dot muajin.

Një i afërmi im ka punuar 40 vjet dhe merrte 143 mijë lekë të vjetra, ku vetëm ujë, drita e ilaçe, e mbetet që të jetojë me para sa kafja e mëngjesit të një deputeti.

Të bësh 50 vjet punë të rëndë dhe të marrësh 50 mijë lekë të vjetra, që për dy pensionistë i bie me 100 mijë lekë të vjetra të kalojnë Vitin e Ri.

A keni turp?

Kostoja e jetesës po rritet përditë.

Qeveria po tallet me pensionistët.

Ju keni bërë marrëzi ekonomike”, tha Valteri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit