E dhunuan në sy të gruas, njëri prej vëllezërve të arrestuar tregon pse u konfliktua me kuzhinierin Indrit Çela: I zumë pritë me makinë dhe…

Mos i humb

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sherri i ndodhur disa ditë më parë, ku u dhunua barbarisht në sy të gruas, kuzhinieri i njohur Indrit Çela. E Luka, njëri prej dy vëllezërve që dhunuan kuzhinierin, ka pranuar autorësinë, duke deklaruar se kishin konflikt të vjetër mes tyre.

Sipas Lukës, shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i pesë muajve më parë mes dy vëllezërve dhe kunatit të kuzhinierit, me të cilin janë përplasur fizikisht për shkak të një parakalimi makinash.

“Po e pranoj. Unë dhe im vëlla e rrahëm Indritin. E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine.

Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm.

Për fatin e tij të mirë ndërhynë disa udhëtarë të tjerë që u ndodhën në ato momente në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar mes të tjerash 24-vjecari, i cili u vu në pranga disa orë pas ngjarjes pas një operacioni antidrogë në shtëpinë e tij.

Ndërkohë, Policia po vazhdon kërkimet për arrestimin e Donald Lukës që vazhdon të jetë në kërkim policor.

Policia ka kryer kontrolle në zonë por edhe në kryeqytet, ku mendohet të jetë fshehur 27-vjecari, po pa rezultat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit