Ish-kryeministri malazias kritikon Kurtin: Cenoi integritetin e Malit të Zi

Mos i humb

Kryeministri i shkarkuar i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, e cilësoi provokim deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për rishikimin e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Krivokapiq shkroi në Twitter të martën (22 mars) se deklarata e Kurtit është “e rrezikshme” dhe se cenon integritetin territorial të Malit të Zi.

“Është interesante që nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe mandatari i paligjshëm, Dritan Abazoviq”, tha ai.

Shiko edhe: Intervista ekskluzive me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Të hënë (21 mars), Kurti deklaroi se po e pret një qeveri të re në Mal të Zi, me të cilën do të bisedojë për çështjen e demarkacionit.

“Shpresojmë që së shpejti Mali Zi do të ketë qeveri të re, me të cilën do të mund të bisedojmë, ta trajtojmë edhe këtë çështje për dallim nga Qeveria paraprake, e cila kishte përbrenda elemente pro ruse përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë. Ne kemi bërë mbledhje të përbashkët të Qeverisë edhe me Maqedoninë e Veriut, me Shqipërinë, dhe shpresojmë të bëjmë edhe me Malin e Zi, pasi që të formohet atje qeveria e re. Pra shpresojmë që do të ketë kushte të reja me Qeverinë e re, për ta trajtuar edhe këtë çështje, për të cilën natyrisht që fajin e përgjegjësinë e ka ajo Qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht, shumë të dëmshëm ia dha Malit të Zi, 8200 hektar të territorit të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Shkurtin e këtij viti, parlamenti malazez votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq.

Abazoviqi është mandatuar për kryeministër të ri të Malit të Zi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit