“E papranueshme, që ende nuk është garantuar strehimi”, Meta me apel të fortë një vit pas tërmetit: Gjeni përgjegjësit!

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 51 jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues i një viti më parë, pasi dhuroi gjak në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

“Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë”, shkruan Meta.

Postimi i Metës

Nderim kujtimit të 51 jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues dhe solidaritet me familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga ajo fatkeqësi natyrore.

Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti.

Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë.

Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë.

Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve.

Falenderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit