E papritur, presidenca kërkon zgjedhje të parakohshme në Bolivi

Mos i humb

Presidentja në detyrë e Bolivisë, Jeanine Anez propozoi ditën e sotme zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme pas largimit të Evo Morales.

Kjo vjen si pasojë e protestave që kanë përfshirë të gjithë vendin teksa mbështetës të ish-presidentit përleshen me forcat e policisë duke shkaktuar dhe viktima.

Protestat filluan si pasojë e mos transparencës gjatë zgjedhjeve presidenciale në vend, ku Morales fitoi me shumicë vote.

Ky i fundit kërkoi ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të stabilizuar vendin nga të cilët nuk gjeti një reagim.

I detyruar nga rrethanat e krijuara ai dha dorëheqjen e më pas kërkoi azil politik në Meksikë.

Menjëherë pas largimit të Morales, senatorja e opozitës u vetëshpall Presidente e përkohshme e Bolivisë.

Por ky veprim ka acaruar më shumë gjendjen e protestave duke shkaktuar dhe përshkallëzimin e saj.

Ish-Presidenti Morales në një deklaratë për mediet Meksikane shprehet se është i gatshëm të kthehet në çdo moment në Bolivi nëse populli e kërkon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit