Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Sipas mediave greke një i moshuar është gjetur i gozhduar në kangjellat e një blloku pallatesh në Kalithea.
Ishin oficerët e policisë ata që e kanë gjetur burrin në kushtet ekstreme. Për të lirur trupin e pajetë të të moshuarit nga kangjellat në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset.
Policia po e heton rastin si një vrasje të mirëmenduar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet se përse autorët ndërmorën vendimin e rëndë.


