Yuri Kim: Shumë kanë dashur ta bllokojnë reformën në drejtësi, sot po shohim rezultate

Mos i humb

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka qenë e pranishme në konferencën e përbashkët, në 5 vjetorin e institucioneve të reja të drejtësisë, ku tha se ende shqiptarët presin më shumë rezultate. Ndërsa vlerësoi punën e arritur deri më tani, znj. Kim tha mbetet ende shumë për të bërë.

Ndër të tjera Ambasadorja amerikane u shpreh u shpreh se shumë kanë dashur ta bllokojnë reformën në drejtësi, por tashmë ajo po jep rezultatet e para të saj.

Pjesë nga fjala e Kim:

Është kënaqësi që t’ju shoh të gjithëve këtu, 5 vite më parë Shqipëria miratoi ndryshimet kushtetuese ligjore për të bërë të mundur Reformën në Drejtësi. Qytetarët shqiptarë dëshirojnë një ndryshim thelbësor të sistemit të drejtësisë, reforma nuk ka qenë e shpejtë dhe as e përsosur, por ne tani jemi duke parë rezultatet e këtyre përpjekjeve.

SPAKU dhe BKH janë funksionale dhe janë duke dhënë rezultat, Vetingu ka shkulur zyrtarë shumë të kprruptuar, mund të japin rezultate në emër të popullit shqiptar, janë duke treguar se ligji vepron njësoj për të mëdhenjtë dhe të vegjlit, asnjë nuk është mbi ligjin, iu takon juve që ta vërtetoni këtë.

Duhet të siguroheni që Reforma në Drejtësi të bëhet si duhet, kemi filluar që të shohim rezultate,  që nga heqja e zyrtarëve te korruptuar, te dënimi i politikanëver apo zyrtarëve, shumë do të vazhjdojnë që të veprojnë të parandalojnë reformën në drejtësi.

Është puna e shqiptarëve në këtë tryezë që të rikonfirmojnë detyrën e tyre, sikurse populli juaj e kërkon. Është koha që në Shqipëri të hapet një epokë e re, ku çdo qytetar shqiptar të mendojë se ka shanse të barabarta.

Ju keni bërë një nisje të mirë, por më shumë duhet bërë, ne duam të shohim që bëni më shumë punë në kapërcimin e pengesave. Dëshiroj të vë në pah se mbështetja ndaj Reformës në Drejtësi, ka nisur me Obamën vazhdoi me Trump dhe do të jemi edhe më pranë jush me administratën e Biden.

Ne do të jemi krah jush. Është koha për të pasur një vështrim objektiv për atë që është bërë, ju duhet tia dilni mbanë në emër të popullit tuaj. Nuk mund të vidhet më populli shqiptar, nuk mund të imponohet padrejtësia, ka ardhur koha që të tregoni se drejtësia do të prevalojë në Shqipëri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit