Makina thyen barrierat dhe hyn përmes sheshit “Skënderbej”

Mos i humb

Një çmenduri mund të quhet ajo që ka ndodhur disa momente më parë në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë. Një i ri, ka çarë kordonët rrethuese të sheshit dhe ka nisur të bëjë manovra të rrezikshme përgjatë hapësirës së saj.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të qytetarëve, ai është neutralizuar dhe ky incident ka përfunduar pa pasoja të rënda. Klodiani nga Tirana, është djali që bëri të mundur qëllimin dhe ndalimin e të riut që ndodhej brenda makinës.

I riu i quajtur Klodian, tha se i riu me makinë pasi hyri në shesh tentoi të shtypte njerëzit. Ai tha se në atë momente nuk mendoi për veten e tij, por dëshironte vetëm të mbronte jetën e qytetarëve.

“Hyri me shpejtësi, po vinte drejt njerëzve. Iu fik makina dhe u nis drejt turmës, ndërhymë menjëherë. Kishte shumë qytetar përreth ndaj dhe unë ndërhyra. Nuk munda të kem kontakt me të, pasi ishte diçka e shkurtër. Unë hyra i pari dhe u futa nga xhami me këmbë, u ndal personi. Ai u shokua kur e qëllova me dy këmbë. Nuk e njoh fare kush është. Nuk pata frikë, kishte frikë që askush të mos dëmtohej, nuk e mendova fare veten time. Klodian nga Tirana. Unë po bëja një shëtitje me dajën tim”, tha Klodiani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit