E tmerrshme: Ja si presin pacientët në bodrumet e QKUK-së

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili e quan të tmerrshme gjendjen në QKUK.

Ky i fundit i ka komentuar pritjet e pacientëve kosovarë nëpër bodrumet e QKUK-së duke thënë se ata po maltretohen duke pritur për një rëntgen apo edhe ndonjë vizitë mjekësore.

Por kësaj gjendjeje shumë shpejt pritet t’i vijë fundi. Ismaili po premton se këto bodrume do të mbyllen një herë e përgjithmonë.

“Pamje që nuk duan koment. Pamjet të cilat me të drejtë kanë mllefosur dhe kanë zhgënjyer secilin qytetar, që është ballafaquar me këto shërbime në bodrumet e QKUK-së. Është e tmerrshme se si për vite e vite me radhë qytetarët tanë janë trajtuar, apo më mirë të thuhet se janë maltretuar në këto kushte. E rëndë edhe për vetë personelin mjekësor, i cili përkundër vullnetit të madh nuk ka mundur të japë asgjë më shumë sesa profesionalizmin e tij dhe një fjalë të mirë”, ka shkruar Ismaili.

“Thjesht e tmerrshme. Qytetarët tanë meritojnë më mirë. Pamje që më kanë shtyrë të veproj dhe ju siguroj që shpejt nuk do t’i shihni më. Këto bodrume do t’i mbyllim një herë e përgjithmonë”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit