Mediat serbe të kontrolluara nga Vuçiç fushatë kundër Kadri Veselit

Mos i humb

Mediat serbe që kontrollohen direkt nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë mbushur sot faqet e tyre me tekste kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli.
“Blic” dhe “Kurir” shkruajnë se Veseli është lideri që ka tentuar të kundërshtuar ardhjen e Vuçiç në Kosovë. Madje sipas mediave atje Kadri Veseli është njëri prej njerëzve më të fuqishëm politikisht në Kosovë dhe ai ka ndikuar që të bllokohen rrugët që qojnë për në Banjë ku kishte planifikuar të shkojë presidenti serb, por nuk u lejua nga protestues banorë të Skenderajt.

Për Veselin ka folur edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç.

Stefanoviq thotë se Veseli “ka pasur probleme me dëgjim ose me përkthim”, kur ka folur për deklaratat e Vuçiç e të cilat I ka qujatur retorike e ngjashme me atë të Millshoviçit.

“Pyes para se gjithash Kadri Veselin nëse ka problem me dëgjim ose kishte përkthyesin e keq, pasi nuk ekziston asnjë fjali e vetme e Vuçiçit gjatë qëndrimit në Kosovë, e cila mund të vlerësohet si një retorikë lufte”, tha Stefanoviç për Tanjug.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit