E veja e Navalny akuzon Putinin për ‘satanizëm’

Mos i humb

E veja dhe vajza e Alexei Navalny i kanë kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të lirojë trupin e liderit të opozitës për varrim.

Ka më shumë se një javë që kur aktivisti më i njohur rus vdiq në burg, duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar nga udhëheqësit që e konsideronin atë të burgosur politik.

Në një video-mesazh të lëshuar sot, e veja e Navalny, Yulia Navalnaya, tha se ”Putin, i cili e përshkruan veten si një i krishterë i devotshëm, po tallej me eshtrat e të ndjerit dhe po shfaqte satanizëm të hapur”.

“Dorëzo Alexei. Ata e torturuan të gjallë dhe vazhdojnë ta torturojnë edhe të vdekur. Ata po shkelin çdo ligj njerëzor dhe hyjnor”, shtojnë ato.

Edhe vajza e Navalny, Dasha, bëri thirrje për lirimin e trupit të babait të saj. Në një postim të publikuar në rrjetin social X, ajo ka shkruar “Jepja gjyshes trupin e babait tim”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit