EBA: Vendimi i SHBA-ve, qëndrim i njëanshëm kundër të drejtave të popullit palestinez

Mos i humb

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë shprehur shqetësimet në lidhje me vendimin e SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si “kryeqyteti i Izraelit”, duke e vlerësuar si një “Qëndrim të njëanshëm kundër të drejtave të popullit palestinez”.

Sipas lajmit të WAM-së, agjencisë zyrtare të lajmeve të EBA-së, mësohet se Ministria e Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka bërë një deklaratë me shkrim ku thekson se këto hapa të njëanshëm janë në kundërshtim me vendimet e ligjshme ndërkombëtare. “Këto vendime nuk do të ndryshojnë statusin ligjor të Jerusalemit. Këto vendime janë plotësisht të njëanshme kundër të drejtave historike të popullit palestinez të cilat garantohen me vendimet ndërkombëtare dhe të pranuara dhe të mbështetura nga bashkësia ndërkombëtare si të pandryshueshme për Jerusalemin”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera pasi tërhiqet vëmendja për vendin që Jerusalemi ka në ndërgjegjen e arabëve dhe muslimanëve, EBA ka bërë të ditur shqetësimet e thella se ky vendim do të shkaktojë destabilitet në rajon duke “provokuar ndjeshmëritë e popujve arabë dhe muslimanë”.

Në deklaratën ku vihet në dukje se vendimi i SHBA-ve do të ndikojë negativisht në procesin e paqes Palestinë-Izrael, thuhet se në lidhje me Jerusalemin duhet të zbatohen vendimet e KS-OKB-së dhe parimet ligjore ndërkombëtare të cilat parashikojnë “mos ngritjen e misioneve diplomatike, mos zhvendosjen e ambasadave ose mosshpalljen e Jerusalemit si kryeqytet të një shteti pushtues, dhe gjithashtu që Jerusalemi Lindor është pjesë e pandashme e territoreve palestineze të 1967-të nën pushtim”.

Qeveria e Washingtonit me këtë vendim ka treguar një ndryshim thelbësor dhe të njëanshëm në një kohë kur të gjithë prisnin me padurim që SHBA të punonte për përparimin në procesin e paqes, thuhet në deklaratë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit