Vazhdojnë masakrat në Siri

Mos i humb

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se në 33 masakra të realizuara gjatë muajit të kaluar në Siri, kanë humbur jetën 410 civilë, 103 prej tyre fëmijë dhe 46 prej tyre gra.

SNHR publikoi raportin për sulmet të cilat i vlerëson si masakra. Në raport thuhet se që nga fillimi i këtij viti, janë kryer të paktën 358 masakra nga regjimi i Asadit, Rusia, DEASH-i dhe koalicioni ndërkombëtar kundër organizatës terroriste DEASH.

Në raportin e SNHR-së njoftohet se gjatë muajit nëntor, në të paktën 33 masakra të kryera nga palët, kanë humbur jetën 410 civilë, prej tyre 103 fëmijë dhe 46 gra. Sipas raportit, regjimi është i pari në numrin e masakrave të muajit nëntor duke përfshirë 48 për qind të tyre, kurse pas tij vjen Rusia me 39 për qind.

Në masakrat e muajit të kaluar, regjimi sirian ka vrarë gjithsej 123 civilë, prej tyre 37 fëmijë dhe 18 gra. Kurse në masakrat e Rusisë gjatë muajit nëntor, kanë humbur jetën gjithsej 254 civilë, 55 prej tyre fëmijë dhe 16 gra.

Në raport thuhet se në masakrat e koalicionit kundër DEASH-it, nën kryesimin e SHBA-ve, gjatë muajit të kaluar kanë humbur jetën gjithsej 5 civilë, një prej tyre fëmijë. Kurse sipas raportit në masakrat e kryera nga persona ende të paidentifikuar, gjatë muajit nëntor kanë humbur jetën gjithsej 28 civilë, prej tyre 10 fëmijë dhe 2 gra.

Gjithashtu në raport bëhet thirrje që milicët të mbështetur nga Irani, të cilët mbështesin regjimin në Siri duhet të vendosen në listën e terroristëve ndërkombëtarë dhe kërkohet që Rusia, e cila është garantuese e regjimit, të ndalojë përpjekjet e regjimit për dështimin e marrëveshjeve për “zonat jokonfliktuale”.

Edhe në raportin e 3 dhjetorit, SNHR kishte njoftuar se në sulme të ndryshme në Siri gjatë muajit nëntor kanë humbur jetën afro 1 mijë civilë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit