Deri më 4 qershor të këtij viti, besimtarët myslimanë agjërojnë nga lindja e diellit e deri në perëndim.
Agjërimi praktikohet për arsye fetare dhe shpirtërore. Ndonëse haset shpesh në fenë myslimane, agjërimi është praktikë edhe e feve të tjera monoteiste, sikundër janë krishtërimi dhe judizmi.
Në ditët e sotme, agjërimi është një ndër trendet më të njohura të shëndetit dhe fitnesit. Kjo praktikë njihet si ‘Intermittent Fasting (IF)’ dhe është një model i ushqyerjes, që realizohet në cikle midis të ngrënit dhe agjërimit. IF nuk përcakton se çfarë duhet të hash, por kur duhet t’i hash.
Kësisoj, nuk është një dietë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por një model i stilit të jetesës.
Metodat e IF
– Metoda 16/8: konsiston në konsumimin e ushqimit përgjatë 8 orëve dhe ndërprerjen e tij për 16 orëtve në vijim. Për shembull, hani mjaftueshëm nga ora 13:00 – 21:00 pastaj agjëroni për 16 orë rresht.
– Metoda “ha-ndalo-ha”: përfshin agjërimin për 24 orësh; hani për shembull në drekë dhe më pas hani sërish drekën e ditës tjetër.
– Metoda 5:2: bazuar në këtë proporcion, ju duhet të konsumoni 500-600 kaloni gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe më pas hani normalisht 5 ditët e tjera të javës.
Përfitimet shëndetësore
– Humbje në peshë: IF ndihmon në djegien e yndyrës në zonën e barkut dhe jo vetëm, pa qenë nevoja të kufizoheni në konsumimin e kalorive me vetëdije.
– Insulina: agjërimi ul nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit nga 20-31% nivelet e insulinës, të cilat janë të rëndësishme kundër diabetit të tipit 2.
– Shëndeti i zemrës: agjërimi i përhershëm mund të zvogëlojë kolesterolin e dëmshëm, trigliceridet e gjakut, sheqerin në gjak, transmeton lajminet.
– Kancer: studimet te kafshët kanë vërtetuar se agjërimi mund të parandalojë kancerin.
Kur NUK këshillohet IF?
Intermittent Fasting nuk është për të gjithë. Personat që kanë probleme me çrregullimin e të ushqyerit duhet të konsultohen me mjekët pasi në këto raste, mund të ketë rrezikshmëri. Raste të tjera kur duhet të konsultoheni me mjekun para se të praktikoni IF:
– nëse vuani nga diabeti
– keni presion të ulët të gjakut
– merrni medikamente
– jeni nënpeshë
– po përpiqeni të mbetni shtatzënë
– jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji.