Egjipti mbështet Khalifa Haftarin në Libi

Mos i humb

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi tha se vendi i tij është në anën e gjeneralit Khalifa Haftar në Libi.

Në një deklaratë nga Presidenca e Egjiptit thuhet se Sisi ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Në bisedë krahas temave rajonale me rëndësi të përbashkët janë diskutuar edhe çështjet në lidhje me zhvillimet në Libi dhe Sudan.

Sisi gjatë bisedës ka theksuar se Egjipti mbështet sigurinë, stabilitetin dhe unitetin e Libisë dhe se vendi i tij mbështet gjithashtu Khalifa Haftarin.

Ndërsa Trump ka thënë se kriza e Libisë kërcënon sigurinë e të gjithë rajonit dhe se situata aktuale duhet të zgjidhet sa më parë.

Më tej bëhet e ditur se të dyja palët kanë rënë dakord se është e nevojshme të intensifikohen përpjekjet e përbashkëta për Libinë.

Gjithashtu u theksua se në bisedën telefonike janë diskutuar edhe çështjet që lidhen me zhvillimet në Sudan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit