Samiti mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të mbahet në gusht

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, tha se Ankaraja do të jetë nikoqir i një samiti trepalësh me pjesëmarrjen e Rusisë dhe Iranit që do të mbahet në muajin gusht.

“Takimi kryesisht do të jetë për Idlibin dhe pjesët tjera të Sirisë, për situatën e përgjithshme të sigurisë, procesit të tranzicionit, komisionit kushtetues dhe riatdhesimit”, tha Kalin.

Pas një takimi të kabinetit në Ankara, Kalin po ashtu tha se pas dy muajsh do të ketë edhe një takim me liderët e Rusisë, Gjermanisë dhe Francës.

“Gjatë samitit G20 u ra dakord që një samit katër-palësh sikur ai i vitit të kaluar të mbahen në Stamboll, nën përkujdesjen e presidentit tonë. Samiti katër-palësh është planifikuar para se të shkojmë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, tha ai.

Kalin theksoi se Siria dhe çështjet rajonale do të diskutohen në këto takime.

Rreth sistemit mbrojtës rus S-400, Kalin tha se ai do t’i dorëzohet Turqisë së shpejti.

“Ky nuk është një sistem mbrojtës i cili do të përbënte kërcënim apo rrezik për sistemin tonë aktual të sigurisë, veçanërisht brenda sistemit të NATO-s”, tha ai.

“Fillimisht, është një sistem mbrojtës, nuk është një sistem sulmues ndaj një vendi tjetër, andaj nuk është kërcënim për ndonjë shtet tjetër”, shtoi Kalin.

Ai tha se Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dhe Komanda e Forcave Ajrore do të vendosin se ku do të stacionohen raketat ajrore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit