Ekonomia e Kinës, 4.9 % rritje ekonomike 3 muajt e fundit

Mos i humb

Në një kohë kur të gjitha vendet evropiane kanë frikë për një rikthim të të izolimeve të plota, të cilat mund të shkaktonin vështirësi të mëdha ekonomike. Kinës vazhdon rimëkëmbjen e saj nga kriza që shkaktoi COVID-19.

Sipas tyre, ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit për 4.9% midis korrikut dhe shtatorit, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, megjithatë rritja është më e vogël seç pritej.

Në tre muajt e parë të këtij viti, ekonomia e Kinës u tkurr për 6.8%, për shkak të mbylljes së fabrikave, ishte hera e parë që tkurrej qëkur filloi regjistrimi i shifrave tremujore në vitin 1992.

Zëdhënësja e Byrosë Kombëtare të Statistikave, Liu Aihua, paralajmëroi se rritja mbetet ende e ngadaltë dhe ndihet akoma ndikimi i pandemisë.

“Ekonomia është ende në proces të rimëkëmbjes. Disa ose shumica e treguesve nuk janë kthyer në nivelin normal të rritjes”, tha ajo.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar rritje të ekonomisë së Kinës për 1.9% në vitin 2020 – shifër kjo e përafërt me parashikimin e Bankës Qendrore të Kinës prej 2%.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit