Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, thirrje institucioneve evropiane për shpërndarjen e shpejtë të fondit të rimëkëmbjes

Mos i humb

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, u bën thirrje institucioneve evropiane për shpërndarjen sa më të shpejtë të fondit prej 750 miliardë eurosh për ekonominë e goditur nga pandemia dhe gjithashtu të diskutojë krijimin e një instrumenti të përhershëm fiskal për blloku.

Liderët evropianë kanë kundërshtuar detajet e një skeme shumë vjeçare të granteve dhe huave të quajtur Brezi i ardhshëm i BE-së, duke rritur rrezikun që paratë mund të mos shpërndahen në kohë në vendet më të prekura.

“Qëllimi i Komisionit është që të jetë në gjendje t’i shpërndajë këto fonde në fillim të vitit 2021 dhe ky afat kohor duhet të zbatohet,” tha Lagarde për  gazetën franceze Le Monde.

Ajo gjithashtu tha se liderët evropianë duhet të konsiderojnë faktin që fondi i rimëkëmbjes të bëhet i përhershëm dhe gjithashtu duhet të diskutojnë për krijimin e një buxheti të përhershëm për zonën e euros.

Vendet e bllokut janë përballur me një krizë të thellë ekonomike për shkak të izolimeve, tanimë gjenden përballë krizës së rikthimit të tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit