Ekspertët zviceranë: Të veprojmë shpejt, të mos bëhemi si Austria

Mos i humb

Tani duket se infeksionet janë rekord në Austri, një vend që, ashtu si Zvicra, ka rreth 65% të njerëzve të vaksinuar, por ndërsa në Austri mbyllet, në Zvicër masat e tjera për frenimin e pandemisë janë të përjashtuara (për momentin).

Lidhur me këto dy shtete shohim se, pavarësisht shkallës së njëjtë të vaksinimit, kurba e pandemisë është shumë e ndryshme.

Në Austri rastet janë pothuajse dyfish dhe ka shumë më tepër persona me Covid në terapi intensive.

Dhe, në krahasim me popullsinë, mesatarja e infeksioneve në javën e fundit ishte më shumë se trefish në Austri.

Si mund të shpjegohet ky dallim – pyeti RSI, një anëtar të Task Forcës Federale, Didier Trono, një virolog EPFL.

“Ka mundësi që infeksioni të ketë ardhur më herët në Austri nga vendet lindore, në krahasim me Zvicrën. Megjithatë, nëse krahasojmë incidencat e Austrisë me Zvicrën lindore apo qendrore, shohim se nuk ka dallime. Rastet janë pak a shumë në të njëjtën kohë, në të njëjtin nivel. Vetëm në Ticino, Romandie dhe Basel është situata më e mirë”, shpjegon ai.

Situata në Austri është gjithashtu më e keqe në spitale, me tri herë më shumë pacientë në terapi intensive për Covid sesa në Zvicër.

“Nëse marrim parasysh kurbat e incidencës, shohim se Zvicra ka një vonesë prej rreth dy javësh. Pra, nëse nuk bëjmë asgjë, rrezikojmë të gjendemi në të njëjtën situatë austriake për rreth pesëmbëdhjetë ditë”, thotë Trono.

Çfarë duhet bërë atëherë? A mund të jetë zgjidhja i ashtuquajturi 2G, që është një kalim për të vaksinuar dhe kuruar?

“2G mund t’i shtyjë ata që nuk e kanë bërë ende të vaksinohen. Por nuk është një zgjidhje e qëndrueshme. Ne kemi parë që në Austri zgjati tri ditë. Më pas zgjodhën një bllokim të përgjithshëm, kjo sepse është e vështirë për t’u zbatuar. Austria tani ka marrë masa drastike, të cilat në Zvicër nuk do të ishin të pranueshme, edhe nëse ishin efektive. Pra, kjo është çfarë mund të bëjmë në këtë rast”, përfundon virologu.

Këtë javë Konfederata i dha dritën jeshile dozës së tretë për të gjithë. Gjithsesi, prioritet kanë moshat mbi 65 vjeç dhe personat vulnerabël. rsi-eb

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit