Ekspozita për 45-vjetorin e pushkatimit të poetëve Leka e Blloshmi, Berisha: Diamante të letërsisë, ia thanë diktaturës në sy se çfarë ishte

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është duke marrë pjesë në një ekspozitë kushtuar poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, që po zhvillohet në godinën e ish-të përndjekurve politikë, përballë Parlamentit.

Ekspozita mbahet në kuadër të 45-vjetorit të pushkatimit të poeteve Blloshmi dhe Leka dhe i kushtohet jetës dhe veprës së tyre.

“Për sakrificën dhe veprën e pavdekshme të dy poetëve të rinj, vëllezërve siamezë në idealet e tyre të lirisë, gjeni në krijimet e tyre letrare.

Leka dhe Blloshmi kanë lënë një trashëgimi do të thosha nga më të shkëlqyerat në letërsinë dhe poezinë tonë si në rrafshin artistik dhe në domethënien e kohës, në të cilën ato janë shkruar.

Askush gjer sot nuk ka paraqitur, nuk ka stamposur Shqipërinë e diktaturës, siç ka bërë Vilson Blloshmi tek Saharaja e tij, apo kohën Genc Leka në poezitë e tij.

Ato janë një tufë krijimesh, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, diamante në letrat tona.

Poezitë e tyre mund t’i krahasosh me krijimet me të bukura në letërsinë tonë.

Ato janë krijime të dy të rinjve me guxim se i thonë diktaturës në sy atë se çfarë ishte ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit