Ekzekutohet me armë zjarri në mes të Tiranës biznesmeni 66-vjeçar! I njohur në botën e krimit

Mos i humb

TIRANË- Një ekzekutim i stilit mafioz ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin. I vrarë ka mbetur 66 vjeçari, Behar Sulo Sofia nga Lapardhaja Beratit  banues ne Rrugën e Qelqit Kombinat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit, pranë Piramidës, buze lumit të Lanës, ku fillimisht Behar Sofia është gjetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital por pa mundur të mbijetojë.

Mësohet se viktimën e kanë kapur të paktën dy plumba që i kanë marrë jetën. Dyshohet se autori/ët e kanë ekzekutuar me armë me silenciator pasi nuk është raportuar për krisma arme. Në momentin e krimit, viktima ecte në këmbë në trotuar.

Grupi hetimor ka marrë ndërkohë dhe pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të bizneseve dhe objekteve pranë vendit të ngjarjes.

Por kush është Behar Sofia?

Viktima sipas burimeve ishte një biznesmen por emri i tij është lakuar disa herë në disa nga ngjarjet më të mëdha kriminale në vend. Sofia është  një emër i njohur për policinë si një person i përfshirë në aktivitete kriminale të drogës.

Mësohet se ai kishte tre emra, Behar Seferi, Behar Sofia, Fatmir Sofia. Ai  më parë është skeduar për trafik droge edhe në Zvicër.

Ndërkohë ai njihet edhe si pronar i disa bizneseve në pranë stadiumit Dinamo në Tiranë. Ai ka pasur konflikte të vazhdueshme, ku kjo shpjegon edhe disa sulme që i janë bërë bizneseve të tij me lëndë plasëse.

Por gjithashtu ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Aty ka qenë i pranishëm edhe Behar ose Fatmir Sofia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit