Komiteti i Ekspertëve vendos: Masat shtrënguese të 2 javëve më parë kanë dhënë efekt, mbeten në fuqi

Mos i humb

Mbetet në fuqi ora policore e vendosur në kuadër të masave anti-covid, që nis nga 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Ky lajm u bë i ditur nga kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli.

Sipas saj ndonëse situata vijon të jetë delikate, shifrat tregojnë se situata është e qëndrueshme.

“Masat të cilat u propozuan para dy javësh kanë filluar ta japin efektin e tyre, ndaj mbetemi aty, duke i vlerësuar më ngushtësisht në kohëra më të ngushta efikasitetin e kësaj tendence ulje.

Pra po e përsëris masat që vazhdojnë të ngelen në fuqi, janë ato të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, duke nisur nga ora 20:00 deri në 06:00.

Shkollat e mesme në ato vende të cilat u përcaktuan në 2 javëshin më përpara do të vijojë online. Dhe universitetet do të vijojnë online, përveç provimeve të kombinuara. Fluturimet me Britaninë e Madhe vijojnë të mbeten të pezulluara. Thirrje qytetarëve, situata është delikate, duke qenë optimistë për këtë tendencë të lehtë uljeje të vazhdojmë të respektojmë masat dhe rregullat e higjienës”, tha Rakacolli.

Ajo tha se thirrjen për respektimin e masave anti-covid ia drejton sidomos të rinjve. “Komuniteti i të rinjve po preket në forma të rënda. Në repartet e kujdesit intensiv kemi të shtruar persona në moshë të re”, -deklaroi Rakacolli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit