
Eliot Engel, kongresmen dhe kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, është takuar dje me kryetarin e Preshevës, Shpiprim Arifi.
Në profilin e tij në Facebook, Arifi ka publikuar një fotografi të përbashkët me Engelin me me mbishkrimin “Foto e ditës: Me kongresistin amerikan dhe mikun e shqiptarëve, z. Eliot Engel”.
Kongresisti amerikan, një mik i madh i shqiptarëve është takuar dje në Beograd edhe me kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi.
Atje zyrtari amerikan është pritur në takim edhe nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Engel do të qëndrojë sot në Prishtinë ku do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të ndërtesës së re të ambasadës amerikane në Kosovë.


