Elma, bashkëshortja e Muamer Zukorliç: liria ime nën hixhab…!

Mos i humb

Elma Elfić Zukorliç, njihet si ndër ndër gratë më të suksesshme në Serbi, e cila pos arsimimit të një niveli të lartë, drejton prej vitesh dhe një universitet. Ajo njihet gjithashtu dhe si bashkëshortja e myftiut Muamer Zukorliç, një ndër figurat klerikale më të njohura në Serbi.

Në një intervistë dhënë së fundi, ajo shpjegoi me pak fjalë hixhabin e saj, duke thënë se brenda saj ndihet krejt e lirë.

“Zakonisht, gratë muslimane perceptohen si gra pa të drejta, të fshehura nën mbulojë, pa lirinë e mendimit, lëvizjes dhe të folurit, por thelbi është krejt tjetër.

Pavarësisht nga fakti se gratë muslimane kanë të gjitha të drejtat themelore të njeriut, duhet pranuar se perceptimi i tyre i lirisë është drastikisht i ndryshëm. Liria për mua do të thotë spontanitet i shpirtit dhe i ndërgjegjes, aftësi për të organizuar jetën dhe një parim fetar, pa e ndjerë fare nevojën për t’u përshtatur me trende sociale të vendosura për t’u pranuar. Liria, e cila përfshin humbjen e identitetit nuk është liri, por një formë e re e skllavërisë”, tha Elma Elfić Zukorliç. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit