Ëmbëlsirë kreshmore: E shijshme, e butë dhe e parezistueshme!

Mos i humb

Ëmbëlsirë kreshmore: E shijshme, e butë dhe e parezistueshme!

Përbërësit:

▪ 2 filxhanë miell,
▪ 2 filxhanë grizë,
▪ 1 filxhan sheqer,
▪ 1 qese e vogël pluhur për ëmbëlsira,
▪ sheqer pluhur për t’ia hedhur sipër.

Për fill:

▪ 1,5 kg molla të grira në grirëse (rende),
▪ 1 filxhan sheqer,
▪ 1 lugë e vogël kafeje kanellë,
▪ një kore limoni e grirë në rende,
▪ 1 sheqer vaniljeje.

Përgatitja:

Më parë duhet bërë fillin duke bluar mollët në rende, i shtohet sheqer, sheqer vaniljeje, kanella dhe korja e limonit. Të gjitha përzieni dhe lini anash.

Në një enë qitni miellin, grizin, sheqerin dhe pluhurin për ëmbëlsira dhe që të gjitha përzieni me garuzhdë. Nga kjo përbërje nxirrni një filxhan përbërjeje pluhur.

Në enën e thatë të palyer qitni gjysmën e masës e cila ka mbetur në enë. Rriheni me duar që të bashkohet. Sipër saj qitni gjysmën e fillit. Në të derdhni masën e mbetur nga ena dhe rrafshojeni.

Sipër sërish qitni gjysmën tjetër të fillit. Në fund, masën nga filxhani qiteni sipër dhe mbulojeni fillin dhe lëreni të qëndrojë 10 minuta.

Piqeni 40 minuta në 200 gradë celsius. Kur të piqet, qitni sheqerin pluhur, mbulojeni me leckë dhe lëreni për të nesërmen, në mënyrë që mollët të lirojnë lëngun dhe brumi të zbutet dhe të lidhet me fillin./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit