Emiratet e Bashkuara Arabe sulme ndaj ushtrisë jemenase, disa të vdekur

Mos i humb

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 41 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) ndaj forcave qeveritare jemenase në jug të vendit.

Zyra e mjekëve pa kufij në Jemen, në deklaratën e bërë nga Twitter, theksoi se të plagosurit janë dërguar nëpër spitalet e kryeqytetit të përkohshëm në Aden.

Zëvendësministri i jashtëm i Jemenit, Muhammed al-Hadrami, njoftoi se forcat qeveritare që gjenden në kryeqytetin e përkohshëm Aden dhe provincën Ebyen ishin nënshtruar sulmeve ajrore të EBA-s.

Ai bëri të ditur se si pasojë e sulmeve shumë persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur në mesin e të cilëve gjenden edhe civilë. “Qeveria e Jemenit dënon sulmet ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe mbi forcat qeveritare”, tha zëvendësministri i Jashtëm i Jemenit.

Zyrtari i Jemenit ftoi bashkësinë ndërkombëtare e veçanërisht Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të dënoj këto sulme dhe të mbrojë paqen, stabilitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Hadrami gjithashtu i bëri thirrje edhe koalicionit arab duke theksuar se administrata saudite duhet të qëndrojë pranë qeverisë jemenase kundër tensioneve ushtarake që nuk kanë asnjë arsye.

Jemeni është përfshirë nga lufta civile që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Konflikti u përshkallëzua edhe më tej kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj suni-arabë filluan një fushatë masive ajrore që synonte pengimin e avancimit të rebelëve Huthi duke mbështetur qeverinë pro-saudite të vendit.

Dhuna e vazhdueshme ka shkatërruar infrastrukturën themelore të Jemenit, duke bërë që OKB të përshkruajë situatën si “një nga katastrofat më të këqija humanitare të kohërave moderne”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit