Emiri i Katarit nuk merr pjesë në Samitin e Gjirit

Mos i humb

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani, nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkëpunimit të Gjirit, i cili sot do të mbahet në Arabinë Saudite tha një zyrtar i Katarit, i cili dëshironte të mbetet anonim.

Zyrtari në fjalë tha se Al-Thani nuk do të jetë pjesë e Samitit të 39-të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit që do të mbahet sot në Arabinë Saudite, për të shtuar se Katari do të përfaqësohet nga ministra shtetërorë.

Agjencia e lajmeve të Katarit (QNA), bëri të ditur se ftesa për Al-Thanin është bërë nga mbreti saudit, Salman bin Abdulaziz.

Thirrja u dërgua përmes Bin Saad Al-Muraikhi, që është ministër i shtetit për Çështjet e Jashtme të Katarit.

Këshilli për Bashkëpunimin e Gjirit përbëhet nga një bllok gjashtë- kombesh të vendeve të pasura me naftë, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Bahreini, Omani dhe Katari.

Në qershor të vitit të kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini ndërprenë lidhjet diplomatike me Katarin, me akuzat se ai shtet “mbështet terrorizmin”.

Katër vendet, të cilat i kryeson Arabia Saudite, vendosën një embargo nga ajri, toka dhe deti, ndaj Katarit cili nga ana e tij kundërshton akuzat për mbështetjen e terrorizmit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit