Emrat e zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë

Mos i humb

31 zyrtarë të lartë publik kanë refuzuar të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në mesin e tyre ka prokurorë, gjykatës, deputetë edhe zyrtarë komunal. Sipas AKK-së vetëm 6 prej tyre kanë dhënë arsye për këtë veprim, ndërsa të tjerët jo.

Në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë qenë të përfshirë 4737, prej të cilëve  4651 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë (98.18 %).

“Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë,  49 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 6 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, kurse 31 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Po ashtu, AKK njofton se 12 zyrtarë të lartë publik nuk i kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë gjatë afatit të rregullt vjetor, sepse të njëjtit kanë deklaruar pasurinë në dhjetor të vitit 2017 me marrjen e detyrës në pozitën anëtarit në Kuvendin Komunal respektiv.  Zyrtarët që nuk kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor

1 Besim Malsori, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës – ZKM

2 Bajram Mulaj, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës – ZKM

3 Ivan Milojevic, Zyra e Kryemnistrit të Republikës së Kosovës – ZKM

4 Luan Hyseni, Agjencia Pyjore e Kosovës – MBPZHR

5 Sejdi Sejdiu, Universiteti i Prizrenit – MASHT

6 Egzonit Jakupi, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

7 Orhan Kërkezi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS

8 Brikena Ceraja, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS

9 Xhevdet Pantina, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS

10 Antigona Kqiku, Komuna Gjilan

11 Riza Abdyli, Komuna Gjilan

12 Qazim Maloki, Komuna Deçan

13 Naim Gjeli, Komuna Drenas

14 Burim Bujupi, Komuna Drenas

15 Petrit Sinani, Komuna Drenas

16 Xhevxhet Berisha, Komuna Klinë

17 Tush Dedaj, Komuna Klinë

18 Filloreta Bytyçi, Komuna Malishevë

19 Adem Abazi, Komuna Novo Bërdë

21 Florije Jashari, Komuna Obiliq

22 Nazmi Gashi, Komuna Obiliq

23 Mirjesta Krasniqi, Komuna Rahovec

24 Besnik Hoti, Komuna Rahovec

25 Valon Haliti, Komuna Skenderaj

26 Driton Veselaj, Komuna Suharekë

27 Xhevxhet Gashi, Komuna Suharekë

28 Milot Deliu, Komuna Shtime

29 Ilir Baldedaj, Komuna Prizren

30 Fatmir Rudari, Komuna Podujevë

31 Esat Ejupi, Komuna Podujevë Zyrtarët që kanë deklaruar pasurinë pas afatit ligjor

1 Etem Arifi, Kuvendi i Republikës së Kosovës – KRK

2 Bujar Bukoshi, Zyra e Krye Ministrit të Republikës së Kosovës – ZKM

3 Arbër Geci, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT

4 Vesel Krasniqi, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

5 Zoja Lleshi Berisha, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – MFSK

6 Burbuqe Deva Bakia, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS

7 Luan Daka, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS

8 Ismet Bogujevci, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS

9 Malbur Krajku, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS

10 Zake Prelvukaj, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS

11 Sedat Baraliu, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS

12 Sabile Keqmezi Basha, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS

13 Daut Demaku, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS

14 Gani Elshani, Ministria e Diasporës

15 Jashar Cukiq, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ARC

16 Refiqe Ternava, Ministria e Punëve të Jashtme

17 Mirlindë Gashi, Ministria e Punëve të Jashtme

18 Avni Spahiu, Ministria e Punëve të Jashtme

19 Orhan Hajrizi, Ministria e Punëve të Jashtme

20 Goran Stojanovic, Policia e Kosovës

21 Skender Nreca, Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë

22 Alban Pozhegu, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore

23 Ardian Gaxherri, Autoriteti i Aviacionit Civil

24 Musa Dragusha, Komisioni i Pavarur i Mediave

25 Xhavit Osmani, Prokuroria e Shtetit

26 Flora Doda, Prokuroria e Shtetit

27 Rafet Ibishi, Trepça

28 Shaban Gërxhaliu, Gjykata Themelore – Prishtinë

29 Haki Dragusha, Komuna Prishtinë

30 Fadil Gashi, Komuna Prishtinë

31 Dren Kukaj, Komuna Prishtinë

32 Bedrija Ejupagic, Komuna Prizren

33 Edis Aljilji, Komuna Prizren

34 Dafina Syla Dina, Komuna Gjakovë

35 Saranda Hoda, Komuna Gjakovë

36 Dritëro Hyseni, Komuna Ferizaj

37 Xhafer Berisha  Komuna Ferizaj

38 Haki Shehaj, Komuna Deçan

39 Valdet Nuraj, Komuna Deçan

40 Halil Qerimi, Komuna Fushë Kosovë

41 Kreshnik Maloku, Komuna Junik

42 Isah Hoda, Komuna Kamenicë

43 Xufe Kelmendi, Komuna Klinë

4 Milan Aritonovic, Komuna Ranillug

45 Nebojsa Stojanovic, Komuna Ranillug

46 Shefket Kuçi, Komuna Suharekë

47 Nasuf Aliu,  Komuna Vushtrri

48 Fridon Lala, “Lotaria e Kosovës” sh.a. Prishtinë

49 Milazim Bytyçi,   Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovë Sh.A “INFRAKOS”

Zyrtarët që nuk kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor për arsye shëndetësore dhe të tjera

1 Sinisa Mandusic, Gjykata Themelore – Mitrovicë Ka sjellë vërtetim nga spitali, është i shtrirë në spital të Beogradit.

2 Bekim Jupa, Komuna Gjakovë -04.04.2018 (Arsye shëndetësore me dëshmi)

3 Vlora Hoti, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT – Është larguar me datë 30/03/2018, afat deklarimi deri më 30/04/2018

4  Teuta Pustina, Universiteti i Prishtinës – MASHT – Është larguar me datë 29/03/2018, afat deklarimi deri më 29/04/2018

5  Salih Sefa, Ministria e Punëve të Jashtme – Ka mbaruar pozitën deklaruese me 31.03.2018, ndërsa ka deklaruar pasurinë me mbarim të detyrës me datë 10.4.2018.

6 Radmila Kapetanovic, Gjykata Themelore Mitrovicë / Dega – Zubin Potok

Është përfshirë në listën e zyrtarëve të lartë, por nuk ushtron funksionin që nga viti 2013. Mosdeklarimi i pasurisë apo fshehja e pasurisë nga zyrtarët shtetërorë mbetet vepër penale. Kjo për faktin se qeveria i është dorëzuar presionit të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të tjerë që të mos ndryshojë Kodin Penal, pikërisht pikën për deklarimin e pasurisë.Ndryshe, procesi i deklarimit të pasurisë zgjatë një muaj. Ai ka filluar më 1 mars dhe përfundon sot më 3 prill, kjo pasi që sipas një njoftimi të lëshuar nga AKK llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me Ligjin Nr. 05/L -031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Neni 81, paragrafi 4 përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj”.

Në vitin e kaluar AKK ka ngritur kallëzim penal ndaj personave të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë.Sipas AKK-së mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit