Ende asnjë bilanc humbjesh pas shembjes së urës në Baltimora!

Mos i humb

 

Një urë në qytetin amerikan të Baltimorës është shembur tërësisht në lumin Patapsco pasi është goditur nga një anije me kontejnerë, sipas CNN.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të paktën shtatë persona në lumin Patapsco pas shëmbjes së Urës “Francis Scott Key” gjatë natës, ku ranë dhjetëra automjete, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit në Baltimorë.

“Agjencitë lokale telefonuan urgjencën rreth orës 1:30 të mëngjesit duke raportuar se një anije që po udhëtonte për në Baltimorë kishte goditur një kolonë të urës”, tha Kevin Cartwright, drejtor i komunikimit për Departamentin e Zjarrfikësve në Baltimorë.

Ura Francis Scott Key në Baltimorë u shemb herët në mëngjes pasi u godit nga një anije e madhe, sipas pamjeve të një videoje.

Videoja e përplasjes tregon një anije të lartë të drejtuar drejtpërsëdrejti drejt një prej kolonave mbështetëse të urës përpara se të përplasej me të. Përplasja shkaktoi menjëherë shembjen e pjesëve të urës.

Përplasja shkaktoi shtëllunga të mëdha tymi dhe zjarri në ajër dhe një pjesë e urës u duk se u shemb mbi pjesën e përparme të anijes, treguan pamjet video.

Tymi i errët vazhdoi të ngrihej në ajër për disa minuta

Nuk është ende e mundur të konfirmohet numri i viktimave të aksidentit tragjik pas shembjes së urës së Baltimorës në SHBA. Kështu thotë zëdhënësi i Brigadës së Zjarrfikësve të Baltimores, Kevin Cartëright, i cili e cilësoi aksidentin si “ngjarje me viktima masive”.

Rreziku për ata që kanë rënë në lumë dhe kanë mbijetuar është ai i hipotermisë. Përvecc 20 punonjësve të urës, në ujë kanë përfunduar dhe dhjetëra makina. Ndërkohë, gjatë kërkimit për të zhdukurit, një njollë e madhe nafte u raportua në lumin Baltimore pas shembjes së urës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit