Forumi Global në Baku, Begaj në Euronews: Paqja është e paçmueshme

Mos i humb

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, u bëri thirrje liderëve botërorë për një përgjigje të unifikuar ndaj sfidave globale dhe për bashkëpunim e dialog përballë konflikteve, sidomos në kontekstin e situatës së brishtë në rajon dhe luftës në Ukrainë.

Gjatë një interviste për “Euronews”, në Forumin Botëror të mbajtur në Baku, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, evidentoi shqetësimet dhe sfidat më të cilat po përballemi dhe paraqiti vizionin për kapërcimin e tyre.

Me Presidentin Begaj bisedoi gazetarja e Euronews, Jane Witherspoon.

“Paqja është e paçmueshme. Ne mund të bëjmë çdo gjë për të rritur kapacitetet tona në mënyrë që të sigurojmë më shumë mbrojtje për kontinentin tonë. Sigurisht, unë vij nga një rajon “tejet i brishtë”. Situata e luftës në Ukrainë po i shtyn njerëzit atje të mendojnë më shumë për bashkëpunim dhe dialog. Ne kemi mbështetur çdo çështje që lidhet me vlerat humane, sepse me to duhet të bashkëjetojmë”, u shpreh Begaj.

Në një takim të rëndësishëm që mblodhi së bashku liderë botërorë, vendimmarrës dhe politikanë, Forumi i 11-të Global në Baku, Azerbajxhan, u shndërrua në qendër diskutimesh për çështjet madhore në nivel global.

Në pritje të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, forumi mblodhi më shumë se katër presidentë dhe kryeministra në detyrë dhe 40 të tjerë të mëparshëm, duke nxjerrë në pah rëndësinë e tij si një platformë për dialog ndërkombëtar.

Në mesin e zërave kryesorë në forum ishte Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili nënvizoi nevojën për një “reagim të unifikuar” përballë sfidave të ndryshme me të cilat bota po përballët sot.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit