Erdogan dhe Putin diskutojnë mbi sulmet në Duma dhe në Gutën Lindore

Mos i humb

 

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka shprehur shqetësimet e tij mbi sulmet në qytetin Duma dhe në Gutën Lindore.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, në bisedën telefonike midis krerëve të të dy shteteve përveç marrëdhënieve dypalëshe janë diskutuar edhe zhvillimet e fundit në Siri.

Gjatë bisedës ku presidenti Erdoğan ka shprehur shqetësimet në lidhje me sulmet në Duma dhe Gutën Lindore, u theksua rëndësia e bashkëpunimit për parandalimin e vdekjeve civile dhe dërgimin e ndihmave humanitare.

Të dy liderët kanë shprehur kënaqësitë e tyre për mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë (UDIK), të mbajtur në fillim të muajit në Ankara, si dhe për rezultatet e Samitit Trepalësh për çështjen e Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit